Flash News

E-TJERA

David Cameron vjen sot në Tiranë, diskutime me Ramën për emigracionin e paligjshëm

David Cameron vjen sot në Tiranë, diskutime me Ramën për

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron vjen sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare. Cameron do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të japin edhe një konferencë të përbashkët.

Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Ambasada britanike në Tiranë ka zbardhur edhe fokusin e vizitës së Cameron, i cili do të diskutojë me Ramën mbi emigracionin e paligjshëm.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Të fundit