Flash News

E-TJERA

De Ligt: Shkova tek United prej Cristiano Ronaldos

De Ligt: Shkova tek United prej Cristiano Ronaldos

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka rrëfyer arsyet që e shtynë të bashkohej me Manchester United në verën e vitit 2024.

26-vjeçari ka treguar se adhurimi i tij i hershëm për Cristiano Ronaldon dhe historia e United në Ligën e Kampionëve ishin faktorët vendimtarë në zgjedhjen e tij.

“Si fëmijë, natyrshëm, shikoje finalet e Ligës së Kampionëve dhe aty ishin United dhe Ronaldo. Kam qenë gjithmonë tifoz i madh i Ronaldos dhe për pasojë, edhe i United”, tha de Ligt.

Të fundit