Flash News

E-TJERA

'De Telegraaf': Holanda ‘presion’ BE-së për integrimin e Tiranës, Parlamenti del kundër

'De Telegraaf': Holanda ‘presion’ BE-së për

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin këtë muaj verdiktin e fundit që mund të ndajë rrugët e dy vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Holanda, e cila fillimisht i bllokoi negociatat me Tiranën dhe Shkupin, u shfaq më vonë pro përshpejtimit për çeljen e tyre. Kryeministri Mark Rutte i ka bërë disa herë apel vendvee të unionit të zhbllokojnë ngërçin dhe të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe RMV-në.

Mirëpo, e përditshmja holandeze ‘De Telegraaf’ shkruan se ndryshe nga Rutte, një pjesë e popullit holandez dhe e Dhomës së Përfaqësuesve NË Parlamentin holandez, nuk është e të njëjtit mendim. Që do të thotë se nuk e dëshirojnë integrimin e Tiranës dhe Shkupit në BE.

“Një kthesë në heshtje.” Kshtu i është refeferuar artikulli kursit të Holandës kur bëhet fjalë për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2018, Rutte ishte kundër zgjerimit të kufijve të BE-së kur deklaroi "kjo dobëson të gjithë Unionin,".

‘De Telegraaf’ i përshkruan Shqipërinë dhe RMV-në, si dy vende me një tepricë korrupsioni dhe pak liri shtypi dhe ndër më të varfrat e rajonit evropian.

Të fundit