Flash News

E-TJERA

DEA amerikane vjen në Tiranë, gazetari paralajmëron: Do të shihni çudira

DEA amerikane vjen në Tiranë, gazetari paralajmëron: Do të

Gazetari Sokol Bregu ka paralajmëruar zhvillime me ardhjen e DEA-s amerikane në Tiranë.

I ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Bregu tha se zhvendosja e DEA-s në Tiranë do të sjellë çudira, duke paralajmëruar zhvillime të mëdha.

Gazetari përmendi operacionin antidrogë në Portin e Durrësit dhe në Frakull të Fierit, i zhvilluar për herë të parë në bashkëpunim me DEA-n

“Ardhja e DEA-s në Tiranë, zyrë e cila unë shpresoj që për të mirën e vendit ata ta hapin zyrën e tyre. Aktualisht përfaqësohen me zyrën e Athinës në Shqipëri. Ardhja e një prej njerëzve më të fortë të DEA-s në Tiranë, vizita e tij, solli disa zhvillime. Solli goditjen e Banaking, e cila ishte kthyer në një histori qesharake. Goditja e saj në Portin e Durrësit dhe në Frakull të Fierit, ku për herë të parë nga forcat e DEA-s nuk pati asnjë rrjedhje informacioni, nga i cili vuan i gjithë sistemi i organizatës së policisë, ishte një shenjë e mirë. Nëse DEA do vendoset vërtet dhe do e hapë zyrën do na ndihmonte shumë dhe do të ishte një resurs i jashtëzakonshëm për të goditur trafikun e drogës”, tha Bregu.

Të fundit