Flash News

E-TJERA

DEA me zyrë në Tiranë? Hoxha: Nuk është sukses për autoritetet, tregon rritje të narkotrafikut

DEA me zyrë në Tiranë? Hoxha: Nuk është sukses për

Pas raportimeve së fundmi se DEA amerikane do të hapë zyrë në Shqipëri, gazetari Artan Hoxha tha se kjo nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.  

I ftuar në MCN, Hoxha tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëve, por nuk janë marrë masa.

"DEA ka patur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka patur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu. Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro. DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër.

Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e  madhe ajo! Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë", tha Hoxha. 

Të fundit