Flash News

E-TJERA

DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi, drejtohej nga shqiptari "Jimmy"; si e transportonte drogën me charter

DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi,

DEA amerikanë ka goditur një grup të trafikut të drogës në Kolumbi që drejtohej nga një shqiptar. Ky i fundit është Agim Çerma, i njohur me pseudonimin "Jimmy". Gjithashtu janë arrestuar edhe katër shtetas kolumbian.

DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi,
Agim Çerma

Këta të fundit dhe Agim Çerma do të ekstradohen në SHBA. Autoritetet kolumbiane shkruajnë se Çerma kishte marrë para në Evropë për të blerë kokainë në zonat e prodhimit në Cauca dhe për të garantuar transportin e drogës me fluturime charter përmes aeroportit ndërkombëtar Alfonso Bonilla Aragón de Palmira (Valle del Cauca).

Ka indikacione se paratë kanë hyrë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë. Nga hetimet rezulton se shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një grup "Clan del Golfo" në rajonin e Urabá. Ata bashkëpunonin me grupe të tjera në këtë zonë për të blerë dhe transportuar lëndën narkotike.

Ky operacion çoi në sekuestrimin e më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe mbi 2 milionë pesos.

Përveç Agim Çermës, të arrestuarit e tjerë janë:

William Cruz Pérez, i cili ishte njeriu i besueshëm i shqiptarit dhe personi i ngarkuar për blerjen dhe magazinimin e kokainës, si dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.

Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.

Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.

Edwin Durlandy Montilla González, i cili merrej me përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorët në Caucën veriore.

 

 

Të fundit