Flash News

E-TJERA

Debat mes analistit dhe ish-deputetit/ Ristani: Merr zarfa poshtë e lart, Zheji: Modero alkoolin

Debat mes analistit dhe ish-deputetit/ Ristani: Merr zarfa poshtë e lart,

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani dhe analistit Artur Zheji, janë përfshirë në një debat në studion e emisionit ‘Opinion’.

Ka qenë Ristani ai që fillimisht ka hedhur akuza mbi analistin duke e akuzuar se ai merr zarfe lart e poshtë. Zheji është revoltuar nga deklarata e tij, duke iu kthyer me pretendimin se i ka negociuar kur ka qenë i dehur.

Pjesë nga debati:

Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla spese dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku.

Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.

Ristani: Mos fol budallallëqe.

Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.

Ristani: Mos merr zarve poshtë e lartë dhe provokime të tilla mos bëj.

Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nënbrez.

Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa

Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.

Ristani: Ti e nise.

Zheji: Të fola për Fushën.

Ristani: Fushenë e hapa unë.

Zheji: Tërhiqe atë që the.

 

Të fundit