Flash News

E-TJERA

Debat mes gazetares dhe deputetit/ Xhokaxhi: Folët për miliona euro, ka ende njerëz në çadra; Hyseni: Kanë zgjedhur vetë

Debat mes gazetares dhe deputetit/ Xhokaxhi: Folët për miliona euro,
Foto Ilustruese

Teksa po diskutonin për borxhin publik, mes deputetit socialist Alket Hyseni dhe gazetares Juli Xhokaxhi u prodhua një debat në studion e emisionit PolitikOn nw Rtv Ora.

Hyseni pretendoi se borxhi në 5 vitet e para të qeverisjes së tyre arriti deri në 60.4 %, por aktualisht ka shkuar në 80.7 %, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Ndërkohë gazetarja Xhokaxhi, i rikujtoi Hysenit se në konferencën e donatorëve u siguruan miliona euro, por ndërkohë ende persona të shumtë qëndrojnë të strehuar në çadra.

Për këtë fakt, Hyseni tha se këtyre qytetarëve i është ofruar bonus qiraje, por ata nuk kanë pranuar pasi janë të lidhur me tokën dhe bujqësinë.

Kjo hipotezë u hodh poshtë nga gazetarja e cila tha se në takime që ka pasur me personat që strehohen në çadra, i kanë transmetuar se deri më tani qeveria nuk i ka ofruar asgjë.

Alket Hyseni: Në vitin e 5-të borxhin publik e kishim 60.4 %.

Juli Xhokaxhi: Tani e keni 80.7 %

Alket Hyseni: Po për shkak të tërmetit dhe pandemisë.

Juli Xhokaxhi: Jo, jo,  borxhi publik nuk u rrit këtë vit.

Alket Hyseni: Dëshironi statistika apo dëshironi të bëni politikë.

Juli Xhokaxhi: Pse u rrit nga tërmeti borxhi?

Alket Hyseni: U rrit nga tërmeti sepse dëmi që solli, solli dëm të madh në buxhetin e shtetit dhe u detyruam të merrnin më tepër kredi dhe kjo doli tejet parashikimit.

Juli Xhokaxhi: Patën konfenrecën e donatorëve që folët për miliona e miliona euro.

Alket Hyseni: Ata janë para që do të vijnë, një shumë e vogël ka ardhur deri më tani.

Juli Xhokaxhi: Unë di që ka ende njerëz në çadra?

Të fundit