Flash News

E-TJERA

Debat mes Kumbaros dhe Xhelal Mziut: Përsa kohë nuk më flisni me ju, nuk u kthej përgjigje

Debat mes Kumbaros dhe Xhelal Mziut: Përsa kohë nuk më flisni me

Në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ka pasur një debat mes ministres së Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kombaros dhe deputetit demokrat  Xhelal Mziu.

Teksa po fliste për ndertimet pa leje dhe kanalet e ujërave të zeza, Kumbaro mori shembullin e Kamzës, të cilën e ka drejtuar Xhelal Mziu.

Ky i fundit bëri një replikë nga vendi, ndërsa Kumbaro i kërkoi të mos e ndërpriste. Kumbaro i kërkoi që Mziu t'i drejtohej me ju, pasi në të kundërt nuk do i kthente përgjigje.

“Zoti Mziu, ka mundësi të mos më ndërprisni, unë nuk fola për ju, nuk po flas për ju. Po flas për impiantet, a ka mundësi të mos më ndërprisni dhe mua mos më flisni me ti, se nuk njihemi aq, me ju, duket vetja kolegia juaj. Unë ju flas me ju, dhe ju mos përdorni referenca të gabuara. Përsa kohë nuk më flisni me ju nuk u kthej përgjigje. Trajtimi i ujërave të ndotura është mbarë kombëtar”, tha ministrja.

 

 

Të fundit