Flash News

E-TJERA

Debat në KAS, Rusmali: Nuk na duhen hipoteza, por provat; Logu: Nuk e ke tagrin për të bërë leksione etike dhe morali

Debat në KAS, Rusmali: Nuk na duhen hipoteza, por provat; Logu: Nuk e ke
Foto ilustruese

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton kërkesat ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Vlorës. Gjatë mbledhjes ka patur debat midis përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logut dhe anëtarit Ilir Rusmali.

Diskutimet nisën, pasi Logu paraqiti pretendimet e tij se 23 persona kanë votuar 60 herë. Rusmaili i ka kërkuar Logut të paraqesë provat për këtë pretendim dhe jo të hedhë hipoteza. Nga ana tjetër, Logu i tha Rusmalit se nuk ka tagrin për leksione etike dhe morali.

Rusmali: Njerëzit që vijnë me këtë qëndrim nuk kanë kuptuar mënyrën se si funksionon shteti, drejtësia dhe ligji. Pyetjet unë nuk i bëjë për karshillik. Pyetjet unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjit. Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për hipotezë, ne nuk na duhen hipoteza na duhen provat. Hipoteza e ngritur nga z. Logu nuk formon provë. Provë formon vetëm fjalia, po dukumenti provon se 23 persona kanë votuar 60 herë. Z. Logu nuk e thotë sepse dokumenti nuk e provon. Për hilaritet mund të bëni shumë veprime dhe gjëra nga këto.

Logu: Për sa kohë personi që e bën leksionin është shembulli më i keq i sjelljes së keqe, intimidimit, kërcënimit, sharjes dhe mungesës së etikës. Përse nuk e ndaluat personin tjetër, por më ndaloni mua. Edhe unë dua të flas për etikën, moralin, besoj se e bëj më mirë se z.Rusmali.

Një person që është e kundërta e asaj që na u prokalmua këtu, nuk e ka tagrin për të bërë leksione etike dhe morali. E kuptoj shumë mirë kur ka anëtarë që përpiqen tu shërbejnë argumenteve të njëanshme që kanë deklaruar më herët. Kjo provë që kemi këtu është shumë e qartë. Është e zeza me të bardhë. Pra 23 zgjedhës kanë vendosur shenjat e gishtërinjve për të identifikuar 60 votues. A është kjo shkelje e ligjit?!

Të fundit