Flash News

E-TJERA

Debat në Komisionin e Shëndetësisë/ Opozita pa maskë, Manastirliu refuzon të flasë, Pampuri: Leri hipokrizitë

Debat në Komisionin e Shëndetësisë/ Opozita pa maskë,
Foto/ Deputetët në Komisionin e Shëndetësisë

Komisioni për Punën, Ccështjet Sociale dhe Shëndetësin është përfshirë nga debate dhe replika, mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiriliu dhe deputetëve të opozitës.

Ministrja Manastirliu iu bëri thirrje deputetëve të opozitës të mbanin maskat gjatë zhvillimit të mbledhjes dhe diskutimit në komision, ose në të kundërt ajo do ta ndërpriste fjalën. Një deklaratë e tillë u kundërshtua fillimisht nga deputetja demokrate Albana Vokshi.

Vokshi iu drejtua Manastirliut duke i kërkuar shpjegim për fëmijët të cilët vijojnë të shkojnë në shkollë pa transport. Tjetër reagim ka ardhur edhe nga deputeti i LSI-së Petrit Vasili i cili i përmendi ndeshjen Shqipëri-Poloni me 20 mijë tifozë në stadium.

Po ashtu edhe deputetja Oriola Pampuri ka refuzuar të vendosë maskën duke thënë se “nuk mund ta mbajë maskën për hipokrizi për sa kohë autobusët janë plot sikurse edhe auditorët me studentë të pavaksinuar dhe pas maska.”

REPLIKAT

Manastilriu: Para se të filloj këtë dëgjesë do doja me shumë përulësi tu kërkoja që si fillim të zbatonim masat anticovid dhe në këtë komision duke qenë se jemi në një ambient të vogël dhe jemi shumë individë, të mbajnë të gjithë maskë. Ndryshe do të ishte hipokrizi për të gjithë ne që të fillonim të flisnim për masat në shkolla apo institucione të tjera ndërkohë që pjesa dërrmuese e opozites këtu nuk mban maskë.
Nëse maskat nuk do mbahen unë do detyrohem të mbaj maskë se besoj rrisku është për të gjithë. O të mbajmë maskë të tërë dhe ai që flet ta heqë, ose unë do duhet të flas me maskë.

Vokshi: Jam shumë dakort me sugjerimin tuaj patjetër, por po për këto fëmijët që shkojnë në shkollë me tansport si i merrni masat? Se nuk është puna të ruajmë veten dhe kryeministrin por të ruajmë fëmijët. Ja ku është transporti se për këto ju kemi thirrur sot.

Manastirliu: Edhe unë për fëmijët po flas, si nënë, sikurse dhe ju, të mbajmë maskat të mos bëjmë propagandë

Vokshi: Patjeter jam shumë dakort, ndaj ja, transporti.

Petrit Vasili: Të ndajmë mirë gjërat ku është thelbi dhe aparenca. Nëse do flasim si zbatohen masat në Shqipëri, më mirë vazhdojmë atë interpelancë. Kjo është një terren shumë i rrëshqitshëm se sado të përpiqemi ta bëjmë këtë komedi ne këtu që doni të na impononi, 20 mijë njerëz në stadiumin “Qemal Stafa” janë përgjigja e kësaj hipokrizie, po të kishte merakun e ambienteve të mbyllura por meqë e provokuat. Nuk imponon dot protokoll këtu, kur atje tutje s’ka, ne s’na keni pjesë të shfaqjeve tuaja. Këto janë fakte publike, nëse do thoni që s’kam thënë të vërtetën unë tërhiqem. Mos na i shisni këto historira se nuk keni pse na bëni pesë të kësaj hipokrizie.

Oriola Pampuri: E kam mbajtur maskën sa është dashur por pjesë e kesaj hipokrizie s’bëhem dot se mbaj sot sa kohë autobuset jane te mbushur me njerez pa maskë, në auditorë studentët të pavaksinuar dhe pa maskë, teatrot kinematë të gjitha ku ka grumbullime publike janë pa maskë. U shty fakulteti cfarë nuk u bë të detyrohemi ne këtu të vëmë maska ndërkohë që fusim këmbët brenda kuvendit e janë te gjithë pa maska. Refuzoj ta vendos se mund të jem pjesë e Kësaj hipokrizie, ti lëmë këto andralla sa shikojmë njëri tjetrin veme masken.

Manastirliu: Po vere pra

Pampuri: Këtu nuk e vë se e thoni ju zonja ministre, se ju duhet të merrni masa për linjat e autobusëve, të vëmë këtu maska?

Vokshi: ja për ilustrim zonja ministre dhe klasat që janë me 38 nxënës si menaxhohet pandemia aty?

Ilir Metaj: Kemi 45 minuta që po vijmë vëradallë këtu, nëse jemi mbledhur këtu që ju të bëni pyetje të jepni prapë përgjigje ju, është momenti të dëgjojmë ministren boll jemi bërë qesharak

Manasitirliu: Nuk po e heq maskën sepse deputetët e opozitës nuk mbajnë maskën.

Vokshi: Vazhdoni, nuk duam ta dimë…

Manastirliu: Nuk doni tia dini për shëndetin. Jam këtu edhe për tju bërë të ditur që zbatimi me rigorozitet i masave, janë masa që duhen zbatuar nga të gjithë. Ju lutem znj. Vokshi e kuptoj që ju i keni qejf provokimet. Ju si kryetare komisioni duhet të keni vullnetin për të dëgjuar. Kini mirësinë të jeni e duruar dhe të prisni të gjitha shpjegimet. Sepse e keni sjellë ministren për të informuar, jo për të vijuar me provokacione me propagandë.

Vokshi: Ju lutem vazhdoni raportimin, mos u merrni me mua. Pse klasat janë të mbigarkuara?

Manastirliu: Janë marrë të gjitha masat për hapjen e shkollave me të gjitha masat e sigurisë. Qëllimi ka qenë që ti mbajmë shkollat e hapura dhe të sigurta. Jemi bazuar në 8 rekomandime që janë përdorur edhe nga 8 vende të OBSH-së, që thuhet shkollat duhet të jenë vendet e fundit që mbyllen dhe të parat që hapen nga pandemia. Mbrojtja e shëndetit mendor dhe mirëqenies së fëmijës. Zbatimi i një strategjie vaksinimi të dizejnuar për ti mbajtur fëmijët në shkolla dhe për të mbrojtur mësuesi.

 

 

Të fundit