Flash News

E-TJERA

Debat në Kuvend/ Hajdari: Mos më ndërprit fjalën; Hysi: Mua gishtin mos ma ngri, do të çoj në Komisionin e Etikës

Debat në Kuvend/ Hajdari: Mos më ndërprit fjalën; Hysi: Mua

Inceneratorët janë kthyer në temë debati mes deputeve Rudina Hajdari dhe Vasilika Hysi. Hajdari tha nga foltorja e Kuvendit se ndërtimi i tyre është kundërshtuar nga kryeministri Edi Rama, kur ishte në opozitë, ndërsa tani i mbështet. Në këtë moment, nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi ia ndërpreu fjalën Hajdarit dhe i mbylli mikrofonin. Hysi shtoi se kjo temë nuk ishte në rendin e ditës dhe se Hajdari nuk mund të vijonte. 

Kjo e fundit ka kërkuar edhe 3 minuta për të folur nga foltorja pasi iu ndërpre fjalë, gjë që nuk i është miratuar nga nënkryetarja e Kuvendit.Duke i drejtuar gishtin, Hajdari i është kthyer Hysit duke i thënë që mos i ndërpresë fjalën. Nënkryetarja e Kuvendit e ka paralajmëruar të mos i drejtojë asaj gishtin dhe se po tregoi ende mungesë etike do ta çojë në Komision.

Hajdari: Dua dhe 3 minuta për procedurë, se e keni dhënë shpesh fjalën për procedura

Hysi: Znj.Hajdari ne flasim për Diasporën, ju flisni për temë tjetër. Mund të regjistroheni për çështje tjetër.

Hajdari: Të lutem mos më ndërprit fjalën

Hysi: Po vijove me me mungesë etike do të çoj në Komision të Etikës. Mua gishtin mos ma ngri, dhe mos folë pa edukatë, se je zonjë. E para respekto rregulloren, respekto pozicionin e drejtuesit, se je nënë dhe grua.

 

 

Të fundit