Flash News

E-TJERA

Debat në Kuvend/ Manja: Disa nga ju i kanë përlyer duart me gjak. Sula: Besova te rilindja juaj në 2013, por iu mbrojtët të korruptuarit

Debat në Kuvend/ Manja: Disa nga ju i kanë përlyer duart me gjak.

Ne seancën e sotme ka pasur një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit demokrat Dashnor Sula. Duke folur për drejtësinë në vend, Manja ka hedhur akuza se individë nga opozita i kanë “duart të lyera me gjak”.

Manja ka sjellë në vëmendje “21 janarin”, ndërsa ka kërkuar që opozita të mos i drejtohet mazhorancës me fjalët turp e moral.

Nga ana tjetër, deputeti Dashnor Sula tha se besonte te rilindja e 2013 se do të çonte përpara drejtësisë personat e korruptuar, por ko sipas tij nuk u bë.

Sula tha se ka ministra të korruptuar, ndërsa kërkoi që drejtësia të veproi mbi ta.

Manja: Sot i kemi hapur rrugë drejtësisë. Për ne drejtësia ka qenë vija e kuqe në raport me qytetarët. Turpin mbajeni në atë krahun andej. Sot e kësaj dite si keni kërkuar falje dhe ndjesë 4 familje që po rrisin viktima për atë pushtet që kishit dje. Ju s’keni përgjegjësi për shqiptarët, ju kanë votuar për logje në Kuvend.

Ne jemi një qeveri e përgjegjshme, që kemi qenë në çdo moment në krah të qytetarëve, me aq mundësi sa kemi. Kemi ditur ti menaxhojmë në funksion të halleve të tyre. Do t’ju lutesha që fjalën turp e moral, nuk duhet të na e përmendni. Ka disa nga ata në këtë sallë që kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve.

Sula: Unë gjatë fjalimit tim nuk ndava se cili është ministri që ka përfituar. Thash qeveri. Ka ministra të korruptuar pranë qeverisë, siç është e njëjta gjë edhe te ne. Edhe sot, nuk janë të gjithë korruptues. Nuk kemi pse të përlyhemi të gjithë për gjendjen që jemi. A kemi mundësi që personat që abuzojnë të shkojnë përpara drejtësisë. Për atë që tha ministri, që duhet të kemi turp. Po, e them hapur, kam qenë një nga njerëzit që në 2013 kam besuar te rilindja dhe kisha shpresë që korrupsionit që kishim do i jepnit fund. Por ndodhi që ju i mbrojtët ato, ky ishte pakti i politikës. Kjo nuk është faji i opozitës, por i juaji.

 

Të fundit