Flash News

E-TJERA

Debat për inceneratorët në Kuvend/ Shehaj: Rama fshihet pas kompanisë offshore; Kryeministri: Je idiot apo bën vetë

Debat për inceneratorët në Kuvend/ Shehaj: Rama fshihet pas

Deputeti i PD, Agron Shehaj akuzoi në Kuvend kryeministrin Edi Rama se fshihet pas kompanisë ofshore në Holandë e cila rezulton të jetë pronarja e inceneratorit të Tiranës.

Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Pastaj zbuluam se nuk kishte njeri nga pas, po ai që kishte Elbasanin dhe Fierit. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Holandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Holandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët.

Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Cafaljones.

Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë çfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën”, tha zoti Shehaj.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se Shehaj po bën akuza penale ekstreme dhe se duhet t’i faktojë me prova ato që thotë.

“Zoti Shehaj unë jam gjithmonë në dilemë kur ju dëgjoj, a jeni idiot apo bëni vetë. Ju thatë që unë fshihem pas një ofshore në Holandë dhe unë ju thashë a ka mundësi të vini këtu dhe të sillni provën për këtë që thoni se kjo është shumë e rëndë, që unë të fshihem pas një ofshore në Holandë, dhe ju ta thoni kët literalisht do të thotë që dispononi një provë, dhe nëse ju e dispononi unë duhet të jem para drejtësisë. Ju ftova të jepni provën, në të gjithë atë që thatë nxora p[përsëri dilemën time, jeni idiot apo bëni vetë.

Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë ti thuash që je i fshehur pas një kompanie ofshore në Holandë e më pas të dalësh e të bësh një skeç të Zhvejgut, që rruga Tiranë-Vlorë është kaq kilometra dhe unë kam lindur mes Selenicës, e të gjesh se gjyshja jote është 72-vjeç kjo është qesharake. Është si të them unë që je në kërkim ndërkombëtar, por duhet të jap një provë për këtë. Nuk mund të them se unë shoh që ju vraponi në drejtim të paditur dhe jeni në kërkim ndërkombëtar”, tha Rama.

Të fundit