Flash News

E-TJERA

Debat për rezolutën e Ukrainës/ Balla e Alibeaj dakord të kufizojnë diskutimet, Berisha: Propozim absurd!

Debat për rezolutën e Ukrainës/ Balla e Alibeaj dakord të

Debat në Kuvend. Propozimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar të kufizohen diskutimet dhe të shkohet direkt në votim të rezolutës për Ukrainën që dënon agresionin rus.

Ky propozim është mbështetur edhe nga kreu i grupit parlamentar i PD, Eneklejd Alibeaj, por nga ana tjetër ka sjellë kundërshtimin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë, pasi e kanë cilësuar absurde propozimin për heqjen e fjalës së deputetëve për këtë çështje.

Pjesë nga diskutimet:

Balla: Kjo ceshtje më shumë ceshtje më shumë vlere ka sa bëjmë se sa cfarë themi. Kuvendi më mirë se sa po flet me tekstin e kësaj rezolute nuk ka cfarë të thojë tjetër. U kërkoj krerëve grupeve, Alibeajt dhe dy grupeve tjera, ti kufizojmë diskutimet dhe të shkojmë direkt në votim dhe ajo rezolutë ka mesazhin që kuvendi duhet ta japë në këtë rast.

Berisha: Është shpallur një listë, është bërë një përgatitje , propozime tilla absurde duhet të marrin fund në parlament. Respektoni listën dhe procedurat. Askush nuk ka të drejtë të mos  lejojë deputetin të diskutojë.

Alibeaj: Kemi rënë dakord që të kishim një numër diskutantësh dhe më pas kalojmë në votim sipas rregullores së kuvendit.

Tritan Shehu: Deputetët japin emrat kur duan të flasin dhe kryetarët e grupeve të rrinë të qetë e skanë të bëjnë me këtë ceshtje. S’mund të hiqet fjala deputetëve, kemi dorëzuar emrat në sekretari sipas rregullores dhe të vijojmë diskutimet. Kush janë këta kryetare grupesh që vendosin kush flet e ajo, i di marrëveshjet mes dy palëve.

Mesila Doda: Turp të nisni këto lloj sherresh, kërkoj kohën e diskutimit të grupit parlamentar.

Berisha merr fjalën për procedurë, por në foltore tregon një video, ku shfaqet kryeministri Rama, duke thënë se Shqipëria nuk ka asnjë problem në marrëdhëniet bilaterale me Rusinë.

Berisha: Ju nuk duhet të pranoni ndryshime absurde të rregullave të parlamentit. Pse duhet të hiqet fjala?

Nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë....degjohet Rama ne video

Nikolla: kjo nuk është procedurë, vijojmë me listën e folësve

 

Të fundit