Flash News

E-TJERA

Debate në KQZ/ Përfaqësuesit e opozitës: Janë shkelur vendimet për kufizimet parazgjedhore

Debate në KQZ/ Përfaqësuesit e opozitës: Janë shkelur

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku debati është përqendruar nga përfaqësuesit e opozitës tek vendimi i KQZ-së pak ditë më parë për të kufizuar qeverinë për dhënien e PPP-ve apo veprimtari të tjera në periudhën parazgjedhore.

Përfaqësuesja e PD në KQZ, Helga Vukaj, duke u referuar deklaratave të djeshme të ministres Belinda Balluku, u shpreh se kjo e fundit me fjalën e 'tender' lançon koncesione të tjera.    

Ndërkohë që përfaqësuesi tjetër i opozitës, Muharrem Çakaj ka denoncuar një prej deputetëve të PS-së, Bujar Çela, i cili sipas tij ka shpërndarë leje legalizimi.

"Në datë 25 ka hyrë në fuqi akti i miratuar nga Komisioni Rregullator. Në datë 26 më ka ardhur një denoncim për një deputet që jep leje legalizimi. Jo më larg se dje, i njëjti deputet i PS shpërndarjen e lejeve të legalizimit e ka kryer sërish. Është veprimtari e ndaluar, ajo cfarë na bën më shumë çudi është se ç'punë ka deputeti me një dokument zyrtar. Të hetoni këtë akt të përsëritur. Besoj se ky rast është denoncuar në ndërfaqen e raportimit", tha Cakaj.

Që nga e premtja e kaluar, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve.

Të fundit