Flash News

E-TJERA

Debate në pjesën e tretë të seancës/ Basha refuzon të marrë fjalën, PD kërkon prezencën e Ramës në sallë. Nikolla: Vjen pas një ore  

Debate në pjesën e tretë të seancës/ Basha refuzon

Ka nisur me debate pjesa e tretë e seancës parlamentare, ku po diskutohet programi i qeverisë ‘Rama 3’.

Që në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar i PD, Afred Rushaj ka kërkuar që të ndërpritet diskutimi për shkak të mungesës së prezencës së kryeministrit Edi Rama.

Debate në pjesën e tretë të seancës/ Basha refuzon

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka kërkuar të vijohet me procedurën pasi sipas saj është shterruar momenti i drejtimit të pyetjeve. Më pas ajo ka kërkuar që fjalën ta marrë i pari kreu i opozitës, Lulzim Basha por ky i fundit ka refuzuar për shkak se PD kërkon prezencën e Ramës në sallë.  

Debate në pjesën e tretë të seancës/ Basha refuzon

“ Keni detyrim që Rama të vijë e të dëgjojë mendimin e opozitës, sic e dëgjuam ne dy orë të flasë, të vijë të dëgjojë cfarë mendojnë përfaqësuesit e atyre që na kanë votuar”, ka deklaruar deputetja Jorida Tabaku.

Thërrisni kryeministrin që të mbrojë programin qeverisës, a ka dhënë shpjegim pse nuk është në seancën më të rëndësishme të këtij parlamenti”, ka ndërhyrë edhe deputeti Gazment Bardhi.

Debate në pjesën e tretë të seancës/ Basha refuzon

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe kreu i grupit parlamentar të PS,Taulant Balla i cili thotë se sipas nenit 110 asnjë deputet nuk është i kushtëzuar që të qëndrojë në sallë përgjatë gjithë seancës.  “Neni 110 që i referohen opozita nuk kushtëzon asnjë deputet që të qëndrojë gjatë gjithë debatit në seancë. Debatin për përbërjen e këshillin e ministrave e hap kryetari opozitës. Duhet vazhdojmë debatin, qeveria është prezent. Nëse deputeti nuk e merr fjalën, fjala kalon te deputeti pasardhës”, tha Balla.

Kryetarja e Kuvendit ka sqaruar më pas se mungesa e kryeministrit ka ardhur për arsye shumë të rëndësishme dhe pritet të jetë në sallë në orën 17.00.

Debate në pjesën e tretë të seancës/ Basha refuzon

“Më njoftojnë se mungesa e kryeministrit është për arsye shumë të rëndësishme pune dhe do jetë rreth orës 17.00 këtu, ndaj të vazhdojmë diskutimet dhe Basha të flasë në prani të kryeministrit”, propozoi Nikolla, por opozita kë insistuar që të ndërpritet përkohësisht seanca.

Nikolla vendosi në këto kushte që të ndërpresë seancën për 15 minuta.

Të fundit