Flash News

E-TJERA

'Përplasje' për Komisionet Parlamentare/ Alibeaj: Njëri në kafe, tjetri në plazh! Balla: Asnjë deputet i pavaksinuar në Kuvend

'Përplasje' për Komisionet Parlamentare/ Alibeaj: Njëri

Konferenca e Kryetarëve e zhvilluar pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratëve.

Mësohet se, PS-ja ka propozuar që punimet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online. Ky propozim ka hasur në kundërshtim nga radhët e opozitës, me arsyetimin se kjo dëmton transparencën. “Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh normalisht”, është shprehur PD.

Mirëpo pas debati në Konferencën e Kryetarëve ka vijuar edhe në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar Alfred Rushaj ka kundërshtuar vendimin e PS-së duke kërkuar të shfuqizohet një propozim i tillë.

“Kërkoj që vendimi i paligjshëm antikushtetues që u mor në konferencën e kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vazhdojmë në përputhje me Kushtetutën,” ka thënë Rushaj.

Nga ana tjetër, nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur se nuk mund të mendohet për shëndetin e deputetëve apo ministrave në kohën e pandemisë, kur njerëzit dhe fëmijët vijojnë normalitetin.

“Çështja është shumë e thjeshtë e shtruam edhe në Konferencë. Bëhet fjalë për mënyrën si do zhvillohen punimet. Ju  e dini fare mirë si janë zhvilluar. Njëri në kafe tjetri në plazh tjetri në makinë dhe askush nuk merret vesh se ata jo e jo se çfarë ishin duke diskutuar, çfarë interesash te publikut ishin duke mbrojtur. Nuk ndodh gjë lidhur me pandeminë. Fëmijët nëpër shkolla shkojnë, parlamenti këtu janë të gjithë, pse u dashka vetëm komisionet u dashkan bërë online. Pse u dashkan, fëmijët nëpr shkolla, njerëzit nëpër punë, fëmijët nëpër shkolla, ata nuk kanë problem. Ne u dashkemi mbrojtur për shkak të pandemisë. Për këtë arsye ne do duhet për këtë vendim të marrë të shfuqizohet. Ne nuk duam që asesi jeta e askujt të vioëhet në rrezik. Të vaksinohen, të paraqesin në komisione rezultatet e testit,” është shprehur Alibeaj.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Taulant Balla ka kërkuar që asnjë deputet i pavaksinuar të hyjë në Kuvend.

“Ajo që dua të sqaroj është diskutimi dhe pika më e rëndësishme është që kemi rëndë dakord që Kuvendi të vendosë një afat, që në Kuvend mos të hyjë deputet i pavaksinuar. Është bërë kudo, ta bëjmë këtu dhe ka qënë dakordësi me Alibeajn dhe Rrushajn. Shqipëria është në pandemie dhe urdhri i MSH duhet të zbatohet nga Kuvendi.  Kemi lënë të hapur mundësinë e diskutimit për mbledhje të veçanta,” deklaroi Balla.

 

 

 

 

 

Të fundit