All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Debate për vazhdimin ose jo të kampionatit, klubet që bojkotuan mbledhjen e Ligës Profesioniste

Debate për vazhdimin ose jo të kampionatit, klubet që bojkotuan
All - Paragraf - 1

Pas përfundimit të mbledhjes së ditës së djeshme, Liga Profesioniste konfirmoi edhe njëherë bojkotimin e kampionatit nga ana e të gjitha klubeve.

Ata nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat drejtuar qeverisë, teksa situata po precipiton për faktin se moszhvillimi i kampionatit ka një kosto të madhe.

All - Paragraf - 3

 “Panorama Sport” ka zbardhur disa detaje nga mbledhja e djeshme, e cila është shoqëruar me debate dhe tone të larta.

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, është parë të ngrijë disa herë zërin, ndërsa shpesh ka pasur një kakofoni që ka detyruar presidentin e Ligës, Edvin Libohova, të kërkojë mirëkuptimin e klubeve. Në një moment është kërkuar dalja nga salla e një prej zyrtarëve të FSHF-së dhe një fotoreporteri.

Në mbledhje pati 9 përfaqësues klubesh, pikërisht Refik Halili i Tiranës, Ardjan Takaj i Skënderbeut, Nderim Nexhipi i Kukësit, Alban Xhaferi i Vllaznisë, Pashk Laska i Laçit, Enid Furxhi i Teutës, Besnik Kapllanaj i Bylisit, Koço Kokëdhima i Apolonisë dhe Gazmend Vogli i Kastriotit. Në mungesë të presidentit Armand Duka që ndodhet pranë Kombëtares, FSHF përfaqësohej nga sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, si dhe shefi i sektorit të garave, Marjus Sulejmani. Pas mendimeve të ndryshme për bojkotin, presidenti Libohova kërkoi në fund që klubet të shprehnin prerë atë që kërkonin.

Partizani ishte i vetmi klub që nuk kishte dërguar përfaqësues zyrtar në mbledhjen e djeshme të Ligës. Nëse në çdo takim që është bërë më parë të kuqtë janë kujdesur të përfaqësohen vazhdimisht qoftë me presidentin Demi, drejtorin Rama apo zyrtarë të tjerë të klubit, këtë herë kanë menduar të injorojnë mbledhjen. Nga klubi nuk ka një qëndrim, por mungesa në mbledhje duket një shenjë e qartë se Partizani mund të mos jetë dakord me vazhdimin e bojkotit.

Shtatë lojtarë të infektuar me “COVID-19”, por te Vllaznia duan që kampionati të nisë sa më shpejt. “Jemi nën presion edhe prej tifozëve, mos ndoshta do të ishte më e mira që të vazhdonim kampionatin?! Natyrisht nga kërkesat nuk duhet të tërhiqemi”. Ky ishte një nga qëndrimet e sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, gjatë mbledhjes, por që në fund të gjithë vendosën për vazhdimin e bojkotit.

Të fundit