Flash News

E-TJERA

Debati/ Gjekmarkaj: Po i bën shërbim të pastër qeverisë; Topalli: S’ke asnjë kontribut në PD, ke tradhtuar çdo kauzë

Debati/ Gjekmarkaj: Po i bën shërbim të pastër

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka debatuar me kryetaren e partisë Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topallin, ish nenkryetare e PD. 

Të ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ , Gjekmarkaj tha se sulmet e Topallit nuk dëmtojnë as PD e as Bashën pasi nuk kanë peshë elektorale. Ai shtoi, se Topalli dhe Patozi po i bëjnë një shërbim të pastër qeverisë.

Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishim duke folur kundër qeverisë e Ramës, debati filloi me një sulm ndaj PD që zonja ka qenë anëtare, kryetare e kuvendit, ka kërkuar vota, tani që nuk kërkon vota për partinë, kërkon për partinë.

Kam qenë kundër, me pozicionin, paradoksale që zonja ka bërë parti dhe është e drejta, kurse unë jam kandidat në Lezhë. Jo paradoksale se e meritoj apo jo unë, por për kritikat ndaj lidershipit

Shërbim i pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD. PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik. Ikja e personave me të drejtë dhe pa të drejtë nuk i rrëzon, ato mbeten”, tha Gjekmarkaj, të cilit iu përgjigj Topalli , duke e i thënë se nuk i bën përshtypje një person që nuk ka s’ka asnjë kontribut në PD.

 Kandidati i Bashës po shfaqet si analist. Pavërtetësi në opinionin publik. Analistët ose opinionistat, siç janë në botë por rrallë në Shqipëri duhet të jenë të pavarur, mos vuajnë nga problemet e liderit.

Po ndodh fenomen interesant. Më vjen mirë që e kam përballë. Në të gjitha strukturat, se këta janë kandidatë të Bashës. Janë asgjësuar, janë rikthyer emrat që janë hequr, dhe është

Në këtë aspekt kanë një detyrë, armiku i tyre është Jozefina Topalli. Dhe kanë të njëjtin fjalor. Unë kam kënaqësinë ta kem përballë si kandidat. Nuk ishte më parë i sinqertë. Përdorimi i karriges së analistit, siç kanë probleme forcat politike, edhe liderët. Por Agron i dashur, nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që s’ka asnjë kontribut në PD. Që ka tradhtuar çdo kauzë. Dhe të më thuash mua që nuk sulmoj, je me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit për gjërat e rënda”, tha Topalli.

 

Të fundit