
Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
Debati/ Jazexhi: Grek i konvertuar me dhunë në shqiptar; Pano: Kryqi në xhaketë të tensionon
Nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet e ashpra, deri në fyerje personale, në “Politik On” mes pastorit Akil Pano dhe studiuesit Olsi Jazexhi.
Shkak u bë fyerja që Jazexhi, i cili jeton në Kanada, i bëri historianëve dhe akademikëve në vendin tonë.
Akil Pano: Në fillim mendova se Olsi e kishte me mua dhe edukimin tim. Kur dëgjova që Olsi godet të gjithë klasën akademike të universitetit në Shqipëri, atëherë unë kuptoj që Olsi nuk e ka me asnjërin prej nesh, por Olsi e ka me veten. Kur Olsi godet figura të rëndësishme historike si Skënderbeu, Nënë Tereza…
Olsi Jazexhi: Një grek si puna jote, i konvertuar në shqiptar me dhunë… Ti je viktimë e regjimit komunist. Të shqiptarizuan. Të hoqën identitetin tënd grek. Ai po mundohet të më bëjë armik me profesorët? Me cilët? Me ata që gënjyen dhe vazhdojnë të gënjejnë?! Unë nuk jam një mitoman dhe propagandist. Jam një historian, jam një shkencëtar. Që fakteve i them fakte. Ty Akil të them që ti je grek vëlla. E bardha është e bardhë, e zeza është zezë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Alfred Lela: Po e thua si akuzë…
Akil Pano: Jo mo jo. Nuk është akuzë. Unë kam problem se drita e kryqit që kam këtu në xhaketë duket sikur krijon tension te Olsi. Ky është problemi.
Olsi Jazexhi: Kryqin pse e fut në mes? Ç’lidhje ka kryqi këtu? Po flasim për shkencë. Ti po më mbron akademistat e Enver Hoxhës.
Akil Pano: Kjo është fyerje. I gjithë diskursi që bën zotëria nga Kanadaja është fyerje për të gjithë plejadën e akademikëve, profesorëve dhe të njerëzve që investuan të gjithë jetën e tyre në fushën e dijes historike në Shqipëri. Dhe unë kam qenë i nderuar që jam edukuar prej këtyre profesorëve të nderuar në Fakultetin e Historisë në Shqipëri, vite, shumë vite më parë…
Olsi Jazexhi: Injorantë që nuk kanë lexuar asnjë arkiv ndërkombëtare…
Akil Pano: Dëgjojeni, dëgjojeni… Shkencëtari. E dëgjoni shkencëtarin.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30