Flash News

E-TJERA

“Debati parlamentar në kufijtë e skandalit”/ Nga 140 deputetë, vetëm 5-6 të pranishëm në sallë

“Debati parlamentar në kufijtë e skandalit”/ Nga 140

Cilësia e jetës parlamentare në Shqipëri po vihet në diskutim. Seanca e djeshme është vlerësuar në “kufijtë e skandalit”.

Në seancën e djeshme ishin 9 akte në rendin e ditës, përfshirë një interpelancë për arsimin dhe disa marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Kosovën.

Nga monitorimi i bërë rezulton se votimi mbetet akt formal, pasi vetëm 5 deputetë dhe drejtuesi i seancës rezultojnë të pranishëm në sallë në momentin e njoftimit të rezultateve.

Seanca e djeshme ka nisur me 13 deputetë në sallë, 3 ministra dhe drejtuesi i seancës. Pas disa orësh diskutimi në sallë mbetën vetëm 11 deputetë dhe numri i tyre erdhi duke u ulur. Gjatë pasdites mbetën vetëm 7 deputetë dhe 2 ministra.

Ndërsa pjesa më e madhe është larguar pas procesit të votimit. Monitorimi i kryer nga Instituti i Studimeve Politike tregon se gjatë kohës se seancës shumë prej ligjvënësve ishin në takime partie, në restorante me miq, apo në ndonjë studio televizive.

Nisur nga kjo situatë, ISP ngre shqetësimin për mungesën e kryerjes siç duhet të detyrës nga deputetët e një vendi që është përfshirë nga protestat dhe që është në krizë ekonomike.

 

Të fundit