Flash News

E-TJERA

Debati për barnat/ Koja: Në fazën e parë mos merrni antibiotikë!

Debati për barnat/ Koja: Në fazën e parë mos merrni

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për rimbursimin e paketës së ilaçeve të Covid-19, pikëpyetja e ngritur është se çfarë do të rimbursohet dhe kush do të përfitojë nga kjo situatë?

Kjo ka qenë dhe tema e rradhës në emisionin “Spotlight” nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku ka patur një përplasje lidhur me recetat që jepen në fazën e parë.

Dëfrim Goma, sekretar i Urdhrit të Farmacistëve përballë ekspertit të shëndetit Gjergj Koja është shprehur se antibiotikët janë dhënë që në fazën e parë.

Nga ana tjetër, Koja ka drejtuar thirrjen se gjithë shqiptarët nuk duhet të marrin antibiotikë në fazën e lehtë të Covid-19.

Goma: Në fazën e lehtë që thonë, që ka brenda Azotrimicinë, Vitaminë C, Vitaminë dhe Aspirine, nuk e mbulon kjo 1650 lekëshi, ndaj kjo shuma do jepet për rimbursim për Covid apo rimbursim barnash?

Koja: Në fazën e lehtë jepet antibiotic? Ku e ke gjetur këtë? Merre lexoje protokollin!

Goma: I kam recetat pafundësisht. Ku e ke protokollin pra?

Koja: E ka mjeku i familjes.

Goma: Gjeje! E çfarë ka? Ka vitamina? Ti do rimbursosh vitamina?

Koja: Në fazën e lehtë nuk jepet antibiotikë. Ta marrin vesh tërë shqiptarët. Nuk ka antibiotikë në fazën e lehtë!

Të fundit