Flash News

E-TJERA

Debati për dekoratat/ Fuga: Të mos ngatërrojmë nderimin e shpirtit të kombit me historitë politike

Debati për dekoratat/ Fuga: Të mos ngatërrojmë nderimin  e

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për dabatin e vazhdueshëm midis kryeministrit Rama dhe presidentit Meta për dekoratat e këtij të fundit.

Përmes një statusi në Facebook, Fuga shkuan se nuk duhet ngatërruar nderimi i shpirtit të kombit, me historitë e sotme politike, që sipas tij nuk na bëjnë optimistë.

Shiko mos ngatërrojmë nderimin e shpirtit të kombit, i pavdekshëm, me historite e sotme politike që nuk na bejnë optimistë”, shkruan Fuga.

Ai shkruan se nuk është çudi që dëshmorët nderohen pas vdekjes dhe vetëm të gjallëve në Kamëz u janë vënë emra rrugësh për arsye që dihen.

Statusi i plotë:

Shiko mos ngaterrojme nderimin e shpirtit te kombit, i pavdekshem, me historite e sotme politike qe nuk na bejne optimiste.

Si eshte e mundur qe nuk dine se dekoratat e larta u jepen atyre qe nuk jane, dhe jo te gjalleve?

Si u shenjterua Nene Tereza?

A nuk u ngjiten fotot e prifternjve te masakruar mbi bulevard me dhjetra gjate vizites te Papes, a nuk u varen fotot e deshmoreve mbi bulevard ne diten e Clirimit?

A nuk e shpallen rilindasit e vertet Kastriotin pas shekujsh Hero Kombetar?

A nuk vihen emra rrugesh dhe bulevardesh ne Evrope personaliteteve te ndara nga jeta?

Te gjalleve vetem ne Kamze u jane vene per aresye qe dihen.

A nuk nderoi Kosova deshmoret e luftes pas vdekjes?

Ku eshte cudia?

 

Të fundit