Flash News

E-TJERA

Debati për “Dosjet”, Mustafaj: Strategji për destabilizim, ligji i lustracionit duhej bërë në vitet ‘90

Debati për “Dosjet”, Mustafaj: Strategji për destabilizim,

Analisti Besnik Mustafaj e ka cilësuar një strategji për destabilizim  debatin për dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, ku u përfol si i përfshirë edhe ish-presidenti Ilir Meta.

I ftuar në studion e “Radar Informativ” në ABC, ai u shpreh se ligji për lustracionin duhej të ishte bërë në fillim të viteve ’90.

 “Është një strategji për destabilizim. Nuk e kuptoj logjikisht. Atëherë ka vend për hamendje.

Kjo duhej të ishte bërë në vitet 90,atëherë kishte vlerë dhe ishin aktivë njerëzit që kishin marrë njolla në kohën e sigurimit të shtetit. Kur tentoi Berisha ta bënte një ligj lustracioni, ishte në modelin e atyre që bënë çekët. Unë isha ambasador në Paris dhe kam pasur biseda shumë serioze në ministrinë e Jashtme të Francës, në zyrën e presidentes së Këshillit të Europës, më tha se ky ligj është anti-demokratik. Lustracioni është anti-demokratik, më tha. Pak më vonë e bëri Gjermania dhe Polonia.

Vota e popullit vendos nëse mund të përfshihen në politikë njerëzit dhe t’ju hiqet kjo e drejtë. Ka qenë një kundërshtim i rreptë edhe i PS. Për mua duhej bërë atëherë sepse atëherë kishte dobi për shoqërinë. Kjo është problematikë e sajuar”, tha ai.

Të fundit