Flash News

E-TJERA

Debati për firmosjen e dekretit nga Stambolli, reagon presidenca: U hartua në Tiranë, Meta s'donte të bëhej pengesë

Debati për firmosjen e dekretit nga Stambolli, reagon presidenca: U hartua

Presidenca ka dalë me një njoftim, pas debatit që u shkaktua pas lirimit të Bajram Begajt si Shef i Shtabit të Përgjithshëm përmes një dekreti që presidenti Ilir Meta e nënshkroi nga Stambolli.

Presidenca thotë se Meta veproi shpejt për të mos humbur kohë, ndërsa shton se “praktika administrative dhe dekreti është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit”.

Gjithashtu shton se “kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese”.

Sipas presidencës, forma dhe përmbajtja nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar akti.

“Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë kushtetuese të ushtrojë kompetencat e tij, në përputhje me Kushtetutën dhe në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithëmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e kushtetushmërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamentare.

Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoriteteve/funksionarëve të lartë shtetërorë që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike”, thuhet më tej në njoftim.

 

 

Të fundit