Flash News

E-TJERA

Debati për Kodin e ri Penal, sqaron Prokuroria e Përgjithshme: Nuk kemi dhënë asnjë kontribut apo dakordësi

Debati për Kodin e ri Penal, sqaron Prokuroria e Përgjithshme: Nuk

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë hapur kundër draftit të Kodit të ri Penal duke deklaruar se nuk kishin përfaqësues në grupin e punës, që të ishin njohur paraprakisht me draftin.

“Së pari duhet të kishim vendosur binarët ku do të ecte drafti dje do e bënte dhe më të lehtë debatin. Në momentin që po kalon sistemin i drejtësisë aplikimi i një kodi të ri penal do të thotë rivlerësim të secilës çështje në hetim apo gjykim në prizmin e kodit të ri. Drafti është kompleks dhe vetëm njohja do kërkonte mjaft kohë. Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar”, tha kryeprokurori një ditë më parë.

Sot, në media u publikua një dokument i datës 2 shkurt 2023, ku thuhet se në grupin e punës është zgjedhur Kujtim Luli, si shef i sektorit të Koordinimit, Studimeve dhe Integrimit.

Debati për Kodin e ri Penal, sqaron Prokuroria e Përgjithshme: Nuk

Por, në një reagim për Euronews Albania, organi i akzuës sqaron se Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar në janar të vitit 2023 një përfaqësues për të marrë pjesë në grupin e punës për Kodin e Ri Penal. Dhe se ky përfaqësueses mori pjesë vetëm në fazën fillestare të diskutimeve mbi pjesën e përgjithshme të draftit.

“Në maj të po këtij viti, Sekretariati Teknik i Ministrisë së Drejtësisë nisi për konsultim pjesën e përgjithshme të draftit, por Prokuroria nuk dha mendime zyrtare, duke argumentuar kohën e shkurtër në dispozicion dhe arsye të tjera të bërë publike kohët e fundit”, sqaron prokuroria.

Përfaqësuesi i Prokurorisë që mori pjesë në konsultime ishte në detyrë deri në tetor 2023. Që prej asaj date, Prokuroria nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e punës dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut apo dakordësi për versionin përfundimtar të draftit.

Të fundit