Flash News

E-TJERA

Debati për Kodin Penal, Manjani: Rama hesht se po vëzhgon reagimin publik

Debati për Kodin Penal, Manjani: Rama hesht se po vëzhgon reagimin

 Juristi Ylli Manjani, e cilësoi heshtjen e kryeministrit Edi Rama lidhur me draftin e Kodit të ri Penal, si një qasje të qëllimshme dhe të matur.

I ftuar në Euronews Albania, Manjani tha se kryeministri po vëzhgon reagimin publik për të kuptuar se sa është përqafuar drafti nga shoqëria, përpara se të marrë një qëndrim të qartë.
Ai theksoi gjithashtu se Prokurori i Përgjithshëm, në deklaratën e tij të fundit, ka shprehur një qëndrim të drejtë në lidhje me nevojën për një rishikim më të thelluar të projektit.
“Dua të them që ne mund të marrim gjëra qesharake sa të duash, ajo që i mungon këtij projekti është boshti logjik proporcional dhe mendimi politik. Edhe shikon, kryeministri i vendit nuk flet dhe mendoj që ka bërë qasjen e duhur. Kemi rënë dakord që mund të ketë probleme, por budalla nuk është përderisa është aty. Unë mendoj që qasja është e duhur, mendoj që po e bën për të parë sa shoqëria është e gatshme dhe grupet e interesit të gatshme. Ky projekt ka nevojë për një kod të ri të procedurës penale dhe këtu ka të drejtë Prokurori i Përgjithshëm.”-tha Manjani. 

Të fundit