Flash News

E-TJERA

Debati për krizën energjetike, Çela: Ke negociuar privatizimin e CEZ, Bozdo: Po mbron vjedhjen ndaj shqiptarëve

Debati për krizën energjetike, Çela: Ke negociuar privatizimin

Paralajmërimi për një krizë energjetike vetëm pak ditë më parë, shkaktoi debate lidhur me mundësinë e Shqipërisë për ta përballuar dhe për të mos tejkaluar limitet.

Ish-ministri i Energjetikës Enno Bozdo i ftuar në studion e A2 CNN, ka hedhur akuza mbi administratorin e OSHEE Adrian Çela për mënyrën e menaxhimit të energjisë elektrike që po sjell sot problematika në vend.

“Janë përzënë investitorët e huaj që kanë investuar në HEC-e , që sot janë deri në 40% të energjisë së prodhuar dhe shteti ia merr me 60 euro megavatin, ndërkohë që e blen me 190 euro megavatin. Pa këto HEC-e sot edhe 40% do dilnim ta blinim, këto investitorë janë masakruar, prandaj asnjeri do të investojë në Shqipëri,” tha Bozdo.

Çela ndërhyri për të replikuar duke hedhur akuza të ndërsjella ndaj ish-ministrit. “Ke qenë zëvendësministër dhe ke negociuar privatizimin e CEZ, të gjithë shqiptarët e dinë sa i suksesshëm ishte. Duhet të kesh stomak shumë  të fortë të dëgjosh kritika nga ata që e kanë çuar situatën në këtë pikë”, tha Çela.

Ndërsa Bozdo e akuzoi se mbronte vjedhje e bërë me CEZ dhe se duhet t’i kthente shqiptarëve 600 milionë euro.

“Ajo që ka ndodhur nga 2017  është se ne kemi patur ne 4 vite vetëm një vit të mirë dhe tre vite thatësirë. Operatori i ka përballuar këto periudha me të ardhurat e veta, pa asnjë mbështetje nga qeveria. KESH dhe operatorët privatë kanë garantuar vetëm 55% të prodhimit , të tjerat janë importuar. OSHEE ka ngrenë goditje dhe nuk ka rritur çmimin”, sqaroi më tej administratori i OSHEE-së.

Të fundit