Flash News

E-TJERA

Debati për lirimin e hapësirave publike, Teliti: Gjithçka show! Qeveria përgjegjëse për ndërtimet pa leje

 Debati për lirimin e hapësirave publike, Teliti: Gjithçka

Dorian Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues i Partisë Demokratike, kritikoi ashpër qeverinë për mënyrën si po menaxhon lirimin e hapësirave publike.

I ftuar në News 24, Teliti tha se gjithçka që po ndodh aktualisht është show, pasi qeveria është përgjegjëse për ndërtimet pa leje. 

 Teliti: Lirimi i hapësirave publike, për të korrigjuar një gabim, bëhen gabime të tjera. Qeveria iu tha edhe biznesmenëve në Theth “Bravo” për investimet e tani po ua prish investimet. Një pjesë e tyre ishin antiligjore dakord, por përgjegjës për kasaphanën është kjo qeveri. Qeveria është përgjegjëse për ndërtimet pa leje. Minorancë në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk ka fuqi për imponim. Kushtetuta u shkel me 4 këmbë. Është çdo gjë show.

Pse nuk shkarkoi kryetarët e bashkisë? Janë kapur ca “cironka” dhe thonë e zgjidhëm problemin e hapësirave publike. Inspektorët thjesht kanë marrë urdhra, nuk vendosin gjë vetë. Është qeveria fajtore, por edhe bashkia, që lejon pallate të ndërtohen në lulishte në Tiranë. Këto raste nuk u panë në 30 vite? Nuk bëhen gjërat me aksione.

Të fundit