Flash News

E-TJERA

Debati për maskat/ Rudina Xhunga: Shqiptarët do vetizolohen kur të shohim atë që pamë në Itali; Basha, politikan i përgjegjshëm  

Debati për maskat/ Rudina Xhunga: Shqiptarët do vetizolohen kur

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga e ka cilësuar vendimin për mbajtjen e maskës me detyrim të duhur, pasi sipas saj, ndihmon shumë që të ulim numrin e infektimeve.

Maska jo vetëm është e detyrueshme, por duhet të jetë pjesë e ndërgjegjes së secilit. Na ndihmon. Kam vënë mend kur rrezikova të infektohem”, u shpreh gazetarja e ftuar në studion e ‘News 24’.

E pyetur nëse Shqipëria rrezikon nga një izolim i dytë, ajo thotë se kjo do ndodhë vetëm kur vetë njerëzit ta bëjnë në mënyrë të vullnetshme, teksa iu referua situatës së pranverës në Itali, ku u shënuan mijëra viktima nga covid-19.

Nuk mendoj se ndodh, por mund të bëhet vullnetarisht kur të shohim atë që pamë në televizion në Itali. Mendoj se ka më shumë njerëz të infektuar se shifrat që dëgjojmë. Shumë njerëz janë duke kaluar covid-in në kafe”, u shpreh gazetarja, teksa komentoi edhe rolin e politikës në këtë drejtim.

Shoh që kreu i PD, Lulzim Basha shfaqet në media gjithnjë me maskë, po tregohet i përgjegjshëm. Kemi nevojë të këshillohemi, por edhe të sigurohemi se kemi politikanë të përgjegjshëm, mbase kemi, që do na ndihmojnë të dalim nga kjo krizë dhe ekonomia mund të dalë me e fortë se pas një krize vjen lulëzimi”, tha Xhunga.  

Të fundit