Flash News

E-TJERA

Debati për ‘Prefektin’, nipi i Qazim Mulletit: Vepra stigmatizon komunitetin e Tiranës, vë në lojë traditat dhe fenë

Debati për ‘Prefektin’, nipi i Qazim Mulletit: Vepra

Rivënia në skenë e komedisë "Prefekti" nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur prej ditësh debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.

Nipi i Qazim Mulletit, Njuton Mulleti i ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës tha se ai dhe familja e tij është ndjerë e surprizuar negativisht për rileximin artistik të veprës ‘Prefekti’.  

Sipas tij, me këtë vepër stigmatizohet komuniteti i Tiranës dhe vihen në lojë traditat, besimi fetar.

U ndjeva i surprizuar negativisht për rileximin artistik të veprës ‘Prefekti’, parë në këndvështrimin e sotëm si Teatri Kombëtar. Impakti i parë i shpalljes në FB para 28 nëntorit, krijoi shije të keqe te të gjithë anëtarë e familjes.

Ka shumë njerëz që duan të ndjekin komedinë që për disa mund të jetë fammirë, se i ka bërë të qeshin. A kanë të drejtë këta të tjetër në kurrizin e familjes të shijojnë këtë gjë.

Cdo gjë duhet parë në kontekstin e kohës. Vepra u vu në teatër 1948, pranë fundit të luftës së dytë botërore. Nuk do e konsideroj vepër artistike.

Është një vepër që i shërben stigmatizimit të masave të gjera të shoqërisë, shtresës së mesme. Stigmatizohet komuniteti i Tiranës dhe vihen në lojë traditat, besimi fetar. Është vepër që i shërben propagandës komuniste.

Dy ditë pas veprës që u vu në 1948 gruaja dhe biri i Mulletit janë internuar”, u shpreh Njuton Mulleti.

Të fundit