Flash News

E-TJERA

Debati për shamitë në shkolla/ Myftiu i Shkodrës sulmon Gjekmarkajn: Hesht dhe mos fut hundët aty ku nuk duhet!

Debati për shamitë në shkolla/ Myftiu i Shkodrës sulmon

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka reaguar mbi një deklaratë të deputetit demokrat, Agron Gjerkmarkaj në lidhje me debatin për mbajtjen në shkolla të shamisë për vajzat e besimit mysliman.

Ai ka ashpërsuar tonet ndaj Gjerkmarkajt, duke thënë e akzuar se është islamofob dhe se po tenton të prishë harmoninë fetare. Myftiu ka hedhur poshtë pretendimet se shamia islame i shërben qarqeve serbe, duke shtuar se të gjithë politikanët dhe akademikët ‘nuk duhet të fusin hundët aty ku nuk duhet’.

“Përgjigja më e mirë për të gjithë islamofobët dhe osmanofobët e trojeve shqiptare që nuk reshtin së hedhuri vrer kundër myslimanëve. Nga ata që janë të veshur me petkun e politikës deri ata që me çdo petk, edhe atë të fesë. Që flasin kundër hixhabit. Një që për fat të keq e kemi nënkryetar të Parlamentit tonë, thotë se mbulesa e vajzave tona në Kosovë i shërben axhendës serbe.

Nuk ka asnjë mundësi që hixhabi i nënave tona që na mëkuan me dashurinë për Allahun dhe për tokën e njëri tjetrin, t’i shërbejë serbëve. Siç thotë një person anonim. Ekstremizmi politik kur fut hundët në çështjet e fesë apo e keqpërdor kthehet në rrezik kombëtar, dhe një kazmë që përpiqet të shkatërrojë harmoninë kombëtare dhe ndërfetare.

Ndaj duhet t’i dalim përballë e t’i themi të heshtë e të merret me punët e tij dhe ti dhe soj sorollopi yt nuk janë thirrur për të prishur vlerat e harmonisë kombëtare. Thirrjet shterpë të atyre që flasin nga foltoret mjerane të politikës dhe akademive me prejardhje ateiste dhe titiste në Kosovë e përtej tyre në vendin tonë, ka ardhur koha t’i themi se jeni modeli më i shëmtuar i prezantimit të diçkaje në vendin tonë”, deklaroi myftiu i Shkodrës.

Kujtojmë që lidhur me këtë çështje, Gjekmarkaj ka deklaruar se në Kosovë po përdoret politikisht, duke vënë theksin se ka pasoja tragjike për kombin.

“Projektligji për lejimin e shamisë në ambientet institucionale, shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë, por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë”, u shpreh Gjekmarkaj.

E gjeni pas minutës 3:24

 

Të fundit