Flash News

E-TJERA

"Debati Rama-Meta luftë e ftohtë", Minxhozi: Presidenti duhet të jetë i pavarur

"Debati Rama-Meta luftë e ftohtë", Minxhozi: Presidenti

Analisti Skënder Minxhozi ka folur së fundmi për përplasjen mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, teksa e ka cilësuar këtë debat si një betejë që po banalizon shtetin.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” Minxhozi theksoi se Rama dhe Meta janë vërsulur ndaj njëri-tjetrit në mënyrë të ulët dhe se presidenti është institucioni që duhet të jetë i pavarur.

Gjithashtu ai përmendi dhe marrëdhënie Berisha-Meta, për të cilët u shpreh se kanë aleancën më të gjatë në 30 vite demokraci.

“Shqipëria po na mëson me lloj-lloj luftërash. Kjo luftë është shumë e ftohtë. Berisha-Meta është aleanca më e gjatë në 30 vjet demokraci.  Berisha dhe Meta kanë qenë miq e aleatë për shumë kohë. Mendoj se për përplasjen Rama-Meta, së pari po banalizohet shteti.

Kryeministri është politik dhe partiak. Presidenti është politik, por jo partiak. Pozicioni i Metës në këtë betejë është më i rrezikshëm. Presidenti është institucioni që duhet të jetë i pavarur e nuk mund t’i thotë njërës palë se je bandë terroriste. Presidenti Meta ka kaluar çdo kufi të mundshëm. Të dy liderët kanë humbur protokollet”, tha Minxhozi.

Të fundit