Flash News

E-TJERA

Debatuan për makinën, si nisi konflikti ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave”

Debatuan për makinën, si nisi konflikti ku mbeti i vrarë efektivi

Novruz Cenaliaj, 28 vjeç, efektiv i Forcave “Shqiponjave” mbeti i vrarë me armë zjarri në fshatin Baltëz të Fierit nga Asllan Mërnica.

Bëhet me dije se ai kishte qenë sot turn i dytë dhe ka qenë duke shkuar në punë.

Një konflikt ka ndodhur mes policit dhe Azgan Mërnicës, ata kanë debatuar për makinën dhe shkak dyshohet një konflikt i çastit për të kaluar në rrugë, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.

Polici është qëlluar me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pas ngjarjes, autori ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është larguar në nëpër ara me këmbë.

Të fundit