Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’
Me dëbimin e drejtpërdrejtë të pesë egjiptianëve nga Rinasi në Kajro, grupet për të drejtat e njeriut dhe ekspertët ligjorë thonë se strategjia e Italisë për menaxhimin e migracionit jashtë kufijve ka marrë një kthesë ogurzezë.

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord.
Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin e parë të drejtpërdrejtë nga Italia të azilkërkuesve të refuzuar, në kuadër të një marrëveshjeje me Shqipërinë për përpunimin e kërkesave për azil jashtë kufijve.
Kjo marrëveshje, sipas së cilës Shqipëria pranoi të hapë dy qendra për përpunimin e migrantëve dhe refugjatëve të kapur në rrugën drejt Italisë, është përballur me sfida ligjore dhe pikëpyetje mbi koston.
Midis tetorit 2024 dhe janarit 2025, Italia dërgoi 73 migrantë dhe refugjatë me anije përtej Adriatikut drejt Shqipërisë, por ata u rikthyen shpejt në Itali me vendim gjykate.
E shqetësuar nga kritikat ndaj planet për përpunimin e migrantëve në Shqipëri, qeveria e djathtë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në muajin mars, ndryshoi qëllimin e qendrave pritëse, duke thënë se do të përdoreshin për ‘riatdhesimin’ e atyre që kishin mbërritur në Itali, por që kërkesat e tyre për azil ishin refuzuar.
Që nga ky ndryshim, mbi 100 persona kanë kaluar përmes qendrave pritëse për migrantë në Shëngjin dhe Gjadër.
Burime pranë policisë kufitare shqiptare thanë se një numër fluturimesh çarter janë nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt destinacioneve të panjohura, me përfshirjen e ngushtë të ambasadave të Egjiptit dhe Nigerisë.
I pari ndodhi më 9 maj, siç raportoi fillimisht revista italiane ‘Altreconomia’ dhe më pas u konfirmua nga Ministria e Brendshme italiane. Fati i pesë pasagjerëve egjiptianë mbetet i panjohur.
“Ky dëbim nga Shqipëria drejt Egjiptit vendos një precedent të rrezikshëm për dëbimet jashtë kufijve në kuadër të politikës së migracionit të BE-së,” tha Nour Khalil, drejtor i organizatës Refugee Platform Egypt. “Është një shembull tjetër i gatishmërisë në rritje të shteteve evropiane për të anashkaluar garancitë ligjore dhe për të transferuar përgjegjësitë e tyre tek vende të treta.”
Khalil hodhi poshtë idenë se Egjipti – i udhëhequr nga një regjim ushtarak nën presidentin Abdel-Fattah el-Sisi që nga kundër-revolucioni i vitit 2013, ishte një ‘vend i sigurt’ për të riatdhesuarit.
“Mijëra persona përballen me ndalime arbitrare, zhdukje të detyruara, gjyqe të padrejta dhe përndjekje sapo mbërrijnë,” tha ai për BIRN. “Tortura është gjithashtu e zakonshme nëpër komisariate. Italia e di shumë mirë këtë. Ne kemi dokumentuar raste të egjiptianëve që janë përballur me gjyqe të padrejta pas kthimit të detyruar, përfshirë njerëz që më vonë kanë vdekur në burg.”
Ambasadat e Nigerisë dhe Egjiptit, të përfshira në procesin e dëbimeve
E lavdëruar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një model i mundshëm për “qendra kthimi” jashtë BE-së, marrëveshja Itali-Shqipëri është kritikuar ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat shprehen se ajo bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Kritikët në Itali thonë se kostoja e saj – që filloi me 39.2 milionë euro dhe u rrit në mbi 74 milionë – është shumë më e lartë sesa ajo që Italia ka shpenzuar për struktura të ngjashme brenda vendit, ndërsa përzgjedhja e kontraktorëve për ndërtimin e qendrave është kritikuar për mungesë transparence.
Përpara 9 majit, dëbimet nga Shqipëria përfshinin rikthimin e individëve në Itali përpara se ata të dërgoheshin në vendet e tyre të origjinës. Fluturimi Romë-Tiranë-Kajro shënoi një ndryshim taktikash.
Sipas të dhënave të prokurimeve, të cilat janë publike, fluturimi çarter për në Egjipt ishte planifikuar javë më parë: më 28 prill, kur Ministria e Brendshme italiane shpalli një tender për fluturimin, ndonëse në atë kohë asnjë shtetas egjiptian nuk ishte strehuar në qendrën e Gjadrit në Shqipëri. Deri në javën e dytë të majit, pesë egjiptianë ishin transferuar nga Italia në këtë qendër.
Sipas ‘Altreconomia’, më 8 maj ministria nënshkroi një kontratë prej 113,850 eurosh me kompaninë private ‘Professional Aviation Solutions’ (PAS), e cila ka kryer në mënyrë të rregullt fluturime dëbimi për shtetin italian. Tenderi e përshkruante shërbimin si “blerje e një shërbimi për avion me qira dhe shërbimeve të lidhura për riatdhesimin e shtetasve egjiptianë, të shoqëruar nga oficerë policie, që do të kryhej më 9 maj 2025,” raportoi ‘Altreconomia’.
Të nesërmen, një avion i PAS fluturoi nga Roma në Tiranë, ku mori pesë egjiptianët dhe i dërgoi në Kajro. Burime brenda policisë kufitare shqiptare dhe kampit të Gjadrit konfirmuan për BIRN se ambasada egjiptiane organizoi transferimin e tyre nga Gjadri në aeroportin e Tiranës.
Sipas ‘Altreconomia’, ky fluturim kushtoi 31,779 euro më shumë se fluturimi i fundit i dëbimit që Italia kreu nga Roma në Egjipt me të njëjtin numër personash – një kosto që qeveria e Melonit do ta ketë të vështirë ta justifikojë, duke pasur parasysh se financimi i marrëveshjes me Shqipërinë është bërë duke ndërhyrë në buxhetet kombëtare të ministrive të Arsimit, Shëndetësisë dhe Kulturës, si dhe në fondet emergjente për katastrofat klimatike.
Një oficer i policisë shqiptare, i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, konfirmoi përdorimin e disa fluturimeve çarter për dëbimet.
“Zakonisht janë katër ose pesë persona [në bord]. Ne nuk e dimë destinacionin; nuk na e thonë,” tha oficeri, duke folur në kushte anonimiteti.
“Normalisht, këta persona duhet të shkojnë në Itali më parë dhe nga Italia të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Por këto janë fluturime çarter; nuk është se dimë ku shkojnë pasi nisen. Ne marrim vetëm një listë nga Drejtoria e Përgjithshme [e Policisë së Shtetit] dhe na thuhet të lehtësojmë procedurat. Ka pasur nigerianë dhe kombësi të tjera gjithashtu.”
Një burim i dytë që punon në Gjadër, i cili gjithashtu kërkoi të mbetej anonim, shtoi se autoritetet konsullore të ambasadave të Egjiptit dhe Nigerisë kanë ndihmuar në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe koordinimin e dëbimeve.
I njëjti burim tha se shtetasit egjiptianë u përpunuan me shpejtësi, duke qëndruar vetëm tre ditë në qendrën e Gjadrit, ndërsa shtetasit nigerianë qëndruan më gjatë dhe u dëbuan me disa fluturime të ndara. Asnjë nga ambasadat nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Aktivistët për të drejtat e migrantëve dhe miq të të dëbuarve në Egjipt thanë se nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë të pesë personave pas mbërritjes së tyre në Kajro.
Përralla juridike për ekstraterritorialitetin
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni gjatë konferencës për shtyp në Lezhë. Foto: LSA.
Autoritetet italiane pretendojnë se qendrat e migrantëve në Shqipëri funksionojnë si zgjatim ekstraterritorial i juridiksionit italian. Por grupet për të drejtat e njeriut dhe studiuesit ligjorë e quajnë këtë një përrallë juridike.
“Nuk mund të pretendosh thjesht se një objekt në Shqipëri është në njëfarë mënyre nën juridiksionin e ligjit italian,” tha Andreina de Leo, kërkuese për të Ligjin e BE-së dhe anëtare e Shoqatës për Studime Juridike mbi Emigracionin (ASGI). “Veçanërisht kur njerëzit e ndaluar atje nuk kanë akses në gjykatat italiane, avokatë apo kujdes shëndetësor.”
Kritikët thonë se dëbimi i 9 majit nuk e zgjidhi këtë kontradiktë – përkundrazi, e bëri edhe më të dukshme.
Kryerja e dëbimeve nga aeroporti i Tiranës i vendos operacionet italiane të riatdhesimit në mënyrë të qartë në territor të huaj, ku mbrojtja ligjore e BE-së – si e drejta për apelim, garancitë procedurale dhe monitorimi i pavarur, nuk janë të garantuara.
Duke injoruar paralajmërimet, Komisioni Evropian po e shtyn përpara përpjekjen për të zhvendosur përpunimin e kërkesave për azil dhe dëbimet në vende të treta.
Në prill 2024, ndërsa strukturat në Shqipëri ishin ende në përgatitje, Ministria e Brendshme italiane theksoi se të gjithë individët e ndaluar në Shqipëri do të ktheheshin në Itali përpara se të dëboheshin.
Megjithatë, pas publikimit të lajmit për dëbimet e 9 majit, ministria lëshoi një deklaratë ku konfirmoi fluturimin dhe deklaroi se riatdhesimet e drejtpërdrejta nga Shqipëria janë të lejueshme në bazë të “marrëveshjeve pasuese” të Protokollit Itali-Shqipëri.
De Leo nga ASGI e cilësoi rastin si një “alarm i kuq” që vendos një precedent të rrezikshëm.
“Protokolli Itali-Shqipëri është promovuar si një ‘mësim’ për Evropën se si të përshpejtohet përpunimi i azilit dhe dëbimet, por realiteti është se ai është i kushtueshëm, mizor dhe me shumë gjasë i paligjshëm.”
Kronologjia:
9 prill – Takim bilateral mes ministrave të Brendshëm të Italisë dhe Egjiptit, Matteo Piantedosi dhe Mahmoud Taëfiq, ku u diskutuan edhe flukset migratore.
11 prill – Transferimi i parë i 40 migrantëve nga strukturat italiane për në Shqipëri, pas riemërtimit të kampeve si qendra riatdhesimi.
19 prill – Piantedosi njofton riatdhesimin e parë të një migranti nga Gjadri.
28 prill – Ministria e Brendshme italiane shpall një tender për shërbim çarter për dëbimin e të huajve të parregullt. Në atë kohë, në Gjadër nuk ndodhej asnjë shtetas egjiptian.
2 maj – 15 migrantë transferohen nga Italia në Shqipëri.
6 maj – Sipas burimeve të BIRN, pesë shtetasit egjiptianë mbërrijnë në Gjadër.
8 maj – Kompania private çarter Professional Aviation Solutions (PAS) nënshkruan kontratë me Ministrinë e Brendshme për vlerën 113,850 euro.
9 maj – Një avion niset nga aeroporti Fiumicino i Romës për në Tiranë, ku aterron në orën 15:30. Nëntëdhjetë minuta më vonë, i njëjti avion niset për në Kajro me pesë shtetas egjiptianë nga Gjadri.
23 qershor – Lajmi për fluturimin publikohet nga Altreconomia.
26 qershor – 15 persona të tjerë transferohen nga Italia në Gjadër./ Hope Barker dhe Vladimir Karaj, BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38