Flash News

E-TJERA

Dëbora mbulon disa zona, ARRSH: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

Dëbora mbulon disa zona, ARRSH: Përdorni zinxhirë dhe goma

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e akseve rrugore, pasi verilindja, juglinda dhe disa zona malore janë mbuluar nga bora.

ARRSH thotë se nuk ka problematika në akset nacionale dhe se mund të kalohen lehtësisht. Gjithashtu shton se rrugët janë pastruar dhe është hedhur kripë.

Pavarësisht kësaj, ARRSH iu ka bërë thirrje drejtuesëve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të pajisen zinxhirë dhe goma dimërore.

"Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Të fundit