Flash News

E-TJERA

Dëbora ‘ngrin’ Rrugën e Arbrit, rreth 200 mjete të bllokuara prej disa orësh

Dëbora ‘ngrin’ Rrugën e Arbrit, rreth 200 mjete të

Rreshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Afro 200 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit prej orës 14:30 të drekës. Mes mjeteve janë edhe furgonë me pasagjerë dhe vetura të vogla.

Borëpastrueset kanë vijuar punën në terren për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve, por reshjet e dendura dhe era e fortë nuk e kanë favorizuar punën e pastrimit.

Policia njoftoi më herët se aksi rrugor Klos-Qafë Murriz ishte i pakalueshëm dhe kërkoi nga drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën e vjetër Klos-Burrel-Ulëz për të vijuar qarkullimin.

Të fundit