Flash News

E-TJERA

Dëbora përfshin Korçën, policia: Ndalohet kalimi i kamionëve nga Kapshtica drejt Greqisë

Dëbora përfshin Korçën, policia: Ndalohet kalimi i

Qarku Korçë është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Policia bën me dije se është ndaluar kalimi i kamionave nga pika kufitare e Kapshticës drejt Greqisë deri në përmirësimin e situatës.

Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të kalojnë as në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec dhe  Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

Policia shton se në këtë zonë të gjitha akset rrugore kryesore janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore. Gjithashtu iu kërkon drejtuesëve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim të Greqisë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan. Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Të fundit