Flash News

E-TJERA

Dëborë në pranverë, zbardhen disa zona në Korçë

Dëborë në pranverë, zbardhen disa zona në
Foto ilustruese

Edhe pse jemi në stinën e pranverës, zonat malore të Korçës janë zbardhur nga dëbora. Intensiteti i tyre ka qenë i lartë dhe për pak kohë e kanë zbardhur Dardhën.

Bora ka krijuar një trashësi prej 10 centimetra. Reshjet e borës nuk kanë munguar as ne Devoll, ndërsa më pak kanë rënë në zonën e qafës së Qarrit dhe Voskopojës.

Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por pritet që reshjet të zgjasin dhe ditët në vijim.

Të fundit