Flash News

E-TJERA

Debreshi: Pronarët e galerive janë vëllezër apo kushërinjtë e deputetëve, Bulqiza ‘varr masiv’ nëntoke

Debreshi: Pronarët e galerive janë vëllezër apo

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës Elton Debreshi u shpreh se nga vitet ’90 e këtej zona e Dibrës dhe Matit është shkatërruar më shumë nga politikanët sepse kanë pasur mendjen të marrin ndonjë galeri, ndonjë HEC apo ndonjë pyll për ta shfrytëzuar.

Debreshi: Nga vitet ’90 e këtej zona e Dibrës dhe Matit është shkatërruar këto vite më shumë nga politikanët sepse kanë pasur mendjen të marrin ndonjë galeri, ndonjë HEC apo ndonjë pyll për ta shfrytëzuar. Komplet pronarët e galerive janë vëllezër të deputetëve apo kushërinjtë e deputetëve, kryetarët apo ish-kryetarët e bashkive e zotërojnë këto që kanë qenë përfshirë në politikë.

Minatorët kanë bërë shpesh protesta dhe qëllimi i tyre është statusi i minatorit një premtim që akoma nuk është dhënë. Bulqiza njihet si varr masiv nëntoke sepse kanë ndërruar shumë minatorë dhe janë aksidentuar shumë të tjerë dhe për ata nuk është përgjigjur askush. Kanë ardhur dhe kanë sjellë njerëzit më të këqij. Minatorët në protestat e tyre janë keqpërdorur nga sindikatat.

Të fundit