Flash News

E-TJERA

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, shtyhet nisja nga Porti i Durrësit

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, shtyhet nisja nga Porti
Foto Ilustruese/ Porti i Durrësit

Trageti i linjës Durrës-Bari ka pësuar një defekt teknik dhe për rrjedhojë nisja nga porti nuk është bërë në orarin e përcaktuar dhe as nuk ka një orar të ri të parashikuar.

Në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit thuhet se udhëtarët do të njoftohen në një moment të dytë për orarin e ri të nisjes ose për rimbursimin e biletës së udhëtimit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për udhëtarët e linjës Durrës-Bari

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.

Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.

Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.

Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.

 

Të fundit