Flash News

E-TJERA

Defekti elektrik nxjerr jashtë pune 6 kabina, zonat e Tiranës që mbeten pa drita

Defekti elektrik nxjerr jashtë pune 6 kabina, zonat e Tiranës që
Foto Ilustruese

OSHEE ka njoftua të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike në Tiranë se për shkak të një defekti në kabllot elektrike, disa zonë kanë mbetur pa drita.

Sipas OSHEE, pa energji elektrike ka mbetur një pjesë e rrugës së Kavajës, një pjesë e Qytetit Studenti dhe ish-fusha e aviacionit. Grupet e avarisë po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune.

Njoftim për abonentët Tiranë

Për shkak të defektit në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, kanë mbetur pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina. Një prej tyre,kabina nr2 në rrugën "Kongresi I Lushnjes", pas hotel "Mondial" u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.

Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.

Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune.

 

Të fundit