Flash News

E-TJERA

Defekti që la Vlorën pa ujë për 5 ditë, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Defekti që la Vlorën pa ujë për 5 ditë, policia

Defekti i rëndë në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në Vlorë, që shkaktoi ndërprerjen e ujit të pijshëm për rreth pesë ditë, ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese. Pasojat e kësaj situate u ndjenë gjerësisht nga qytetarët, bizneset dhe institucionet publike, duke krijuar një problem serioz për një qytet me rëndësi turistike.

Sipas burimeve zyrtare, Policia ka ndërmarrë veprime të para procedurale, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë zonës ku u regjistrua defekti. Pamjet do t’i referohen Prokurorisë dhe pritet të shërbejnë për dokumentimin e rrethanave në të cilat ndodhi dëmtimi i tubacionit.

Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se çështja do të regjistrohet për hetim, ndërsa vëmendja nuk do të përqendrohet vetëm te shkaku teknik i defektit, por edhe te administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit. Hetimi synon të zbulojë nëse ndërprerja e furnizimit erdhi si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve apo neglizhencës institucionale.

Të fundit