Flash News

E-TJERA

“Defender 2021”, Yuri Kim nga Pashalimani: Do të doja të shikoja më shumë zhvillim ekonomik për Shqipërinë

“Defender 2021”, Yuri Kim nga Pashalimani: Do të doja të

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka  qenë e pranishme ditën e sotme në Pashalimani, ku ka ndjekur nga afër stërvitjen ushtarake shumëkombëshe në kuadër të “Defender Europe 2021”.

Diplomatja amerikane u shpreh për mediat se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë, janë dominues. Ajo shtoi më tej se do të donte më shumë mundësi zhvillimi ekonomik për Shqipërinë.

“Stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria vendndodhja kryesore. Me mijëra trupa nga SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Është një rritje domethënëse për të bashkëpunuar si aleatë ushtarakë. Këtë javë kemi vizituar Bizën për të parë operacionet e uljes ajrore, Kuçovën për të parë operacionet ajrore dhe të mbrojtjes ajrore dhe sot këtu në Pashaliman për të parë operacionet detare. Dhe kjo është për të siguruar se kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë ata janë dominues.
Si ambasadore e SHBA do të doja të shikoja më shumë mundësi zhvillim ekonomik për vendin sepse Shqipëria është një vend i shkëlqyer por kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku. Ju keni rolin tuaj dhe unë rolin tim. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor. Keni parë zhvillimet domethënëse, këto janë zhvillimet që duhet të vazhdojnë”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

I pranishëm ka qenë dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se ndjehet i privilegjuar që Shqipëria është vend pritës i kësaj stërvitje ushtarake. Peleshi tha se është një mundësi për qytetarët që të shohin kapacitet e Ushtrisë Shqiptare.

"Jemi në mes të stërvitjes, jemi shumë krenar që gjithçka po shkon shumë  mirë, është një stërvitej që organizohet nga Komanda Amerikane e Europës dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Ne jemi vendi pritës dhe jemi të privilegjuar dhe me fat. Kemi marrë pjesë në disa stërvitje, stërvitjet do zhvillohen në ajër në det, sot ishte një ditë e hapur. Sot kemi parë pajisjet, forca te ndryshme, kontingjentin tonë që po punojnë krah forcave amerikane po shkëmbejnë eksperiencë, po marrin eksperiencë. Nuk është një ditë për ambasadorët apo personalitet, po qytetarët që kanë mundësi të shohin nga afër se kush është ushtria shqiptare, çfarë synon stërvitja dhe cilat janë kapacitet tona", tha Peleshi.

Të fundit