E-TJERA

"Defender Europe 2021"/ Yuri Kim: Shqipëria ka rol të rëndësishëm, shënon një hap të madh përpara

"Defender Europe 2021"/ Yuri Kim: Shqipëria ka rol të

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në stërvitjen shumëkombëshe të "Defender Europe 2021", e cila nisi ditën e djeshme në Durrës.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane thekson se kjo shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë.

“DefenderEurope2021.Stërvitje historike. Roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm me integrimin gjithëpërfshirës të ushtrisë shqiptare në stërvitje. Kjo shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë dhe demonstron besimin që planifikuesit e stërvitjes kanë vendosur në ushtrinë e saj.”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Të fundit