Flash News

E-TJERA

"Defender Europe 21" zbarkon në Tiranë, Meta dhe Rama marrin pjesë në aktivitet; Kim: Bashkëpunim strategjik

"Defender Europe 21" zbarkon në Tiranë, Meta dhe Rama marrin

"Defender Europe 21" ka zbarkuar sot në Tiranë. Qytetarët do kenë mundësi të njihen nga afër trupat ushtarake që marrin pjesë në këtë stërvitje si dhe do të shohim mjetet ushtarake që po përdoren.

Aktiviteti që po zhvillohet në sheshin "Nënë Tereza" ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në fjalën e saj gjatë aktivitetit, Kim u shpreh se Amerika është një aleate strategjike e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se "Defender Europe 21" do të forcojë edhe më shumë raportin mes dy shteteve, ndërsa nënvizoi se SHBA-të do të përkrahin gjithmonë Shqipërinë.

"Gjëja që më bën të lumtur është që shqiptarë dhe amerikanë po njihen me njëri- tjetrin. Ato do të forcojnë lidhjat tona në të ardhmen. Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume. Ato vlerësojnë mikëpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat.

Ne vijmë nga ato përvoja që Amerika kanë një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria, "Defender Europe 21" hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë besoj se suksesi i "Defender Europe 21", pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tonë", tha Kim.

Të fundit