Flash News

E-TJERA

"Dëgjo ose largohu", debat mes deputetëve në Komisionin e Ligjeve: Ta tregoj ty! Mos më detyro të them ndonjë gjë

"Dëgjo ose largohu", debat mes deputetëve në Komisionin

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate. në mbledhje po diskutohej për projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me socialisten Ermonela Felaj. Kjo e fundit i ka thënë Bardhit se mund të largohet nëse nuk dëshiron të dëgjosh dhe se mungesa e tij në komision nuk është shqetësuese.

Kjo e ka irrituar Bardhin, i cili ka thënë Felajt ta ndalojë debatin, në të kundërt do t'i drejtohet me fjalë më të rënda.

Bardhi: Ta tregoj ty! Ty ta tregoj dhe një gjë të tillë! Po vazhdo atje fjalën me projektligjin. Të lutem tërhiqi vëmendjen të qëndroj brenda temës.

Felaj: Atë tregoja dikujt tjetër. Nëse nuk do të dëgjosh, mungesa jote nuk është shqetësuese për askënd. Për sa jemi në një komision je i detyruar të më dëgjosh.

Bardhi: Kujt i tregon mungesën ti. Ç’a të duket vetja ty?

Felaj: Siç të dëgjova unë ty dhe të tjerët edhe ti do më dëgjosh ose do largohesh!

Bardhi: Unë të largohem? Do më largosh t’i?!

Felaj: Rregullorja e përcakton shprehimisht se çfarë sjellje duhet të kemi në komision.

Bardhi: Ec mo aty mos më trego mua rregulloren mua, vazhdo fjalën aty. Të lutem të kërkova me shumë mirësjellje kujdes me fjalët. Po na bën ajo moral ne. Mos më detyro të të them ndonjë gjë që e meriton.

 

Të fundit