Flash News

E-TJERA

"Dëgjuam një zhurmë droni"/ Plani i arratisjes së Çekajt e Pjetrit, nën hetim 8 policisë dhe disa të burgosur

"Dëgjuam një zhurmë droni"/ Plani i arratisjes së

Detaje të reja kanë dalë në media lidhur me tentativën për arratisje nga burgu 313 të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Prokuroria është duke hetuar tetë efektivë të burgut për "shpërdorim detyre". Në hetim gjithashtu janë edhe disa të paraburgosur.

Këta të fundit kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg. Këto informacione janë duke u verifikuar.

Organi i Akuzës dyshon se ka pasur edhe të burgosur të tjerë që kishin dijeni për planin e arratisjes.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi 90 ditë izolim për Arbër Çekajn, Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen pasi tentuan të arratiseshin nga burgu.

Kujtojmë se ditën e djelë ata tentuan të arratiseshin nga burgu 313. Ngjarja ndodhi gjatë ajrimit, por plani nuk funksionoi sepse u pikasën nga punonjësit e policisë.

Çekaj dhe Pjetri kishin bërë çarçafë si gërshet dhe kishin siguruar një çengel hekuri për të dalë nga 313-ta.

Ndërsa Çepele preu damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Të fundit