Flash News

E-TJERA

Degradon nga shembja Unaza e Poshtme e Burrelit, asnjë ndërhyrje nga ARRSH

Degradon nga shembja Unaza e Poshtme e Burrelit, asnjë ndërhyrje nga

Një muaj pas rrëshqitjeve të mëdha në unazën e poshtme të qytetit të Burrelit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Sipas ARRSH, studimi gjeologjik i kryer nga një kompani e licencuar ka evidentuar plane rrëshqitjeje që variojnë nga 4 deri në 13 metra, duke dalë jashtë parashikimeve të projektit të zbatimit.

Autoriteti tha gjithashtu se po kryen një ekspertizë të thelluar për të gjetur një zgjidhje tekniko-ekonomike që do të eliminojë rrëshqitjet dhe njëkohësisht do të garantojë investimin e kryer.

Megjithatë, edhe pas një muaji nga raportimi, nuk ka pasur ndërhyrje për riparimin e situatës, duke rrezikuar më tej infrastrukturën dhe sigurinë e qytetarëve.

Të fundit